Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau deklaroi sot se varret masive të zbuluara në Ukrainë janë prova e krimeve të luftës të Rusisë në atë vend.
“Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë ndër vendet që kanë ofruar mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe kanë qëndruar përballë veprimeve të paligjshme të Rusisë”, u tha Trudeau gazetarëve në Londër, ku do të merr pjesë nesër në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
"Këto veprime përfshijnë gjithnjë e më shumë krime lufte, ato përfshijnë krime absolutisht të papranueshme,
pavarësisht nëse po flasim për atë që gjetëm në Bucha apo zbulimin e varreve masive në territoret që Ukraina i ktheu kohët e fundit," shtoi ai.