​Mobilizimi i Putinit çon në përleshje policinë me demonstruesit në Dagestan

Bota

​Mobilizimi i Putinit çon në përleshje policinë me demonstruesit në Dagestan

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 20:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një konflikt mes policisë dhe demonstruesve që kundërshtojnë vendimin e presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm, shpërtheu sot në Makhachkala, kryeqyteti i provincës ruse të Dagestanit.

Mobilizimi i parë ushtarak i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin Putin e njoftoi të mërkurën, ka ndezur protesta në shumë qytete anembanë Rusisë.

Zemërimi publik është veçanërisht i fortë në rajonet e varfra të pakicave etnike si Dagestani, një rajon me shumicë myslimane në bregun e Detit Kaspik në Kaukazin e Veriut malor.

Video të postuara në mediat sociale treguan përleshje me policinë në kryeqytetin rajonal të Makhachkala të dielën, ndërsa protestuesit brohorisnin "jo luftë".

Më herët sot, policia gjuajti të shtëna paralajmëruese në ajër pasi dhjetëra protestues bllokuan një rrugë kryesore në një fshat në Dagestan për të protestuar kundër zyrtarëve që dyshohet se thirrën më shumë se 100 burra nga fshati 8,000 për shërbimin ushtarak.

Dagestani ka paguar tashmë një çmim të lartë gjatë këtyre shtatë muajve të luftës.

Sipas BBC, të paktën 301 ushtarë nga Dagestani kanë vdekur - më së shumti nga çdo rajon në Rusi dhe 10 herë numri i të vdekurve nga Moska, e cila ka pesë herë më shumë popullsi.

Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha të mërkurën se rreth 6.000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga 24 shkurti, nuk publikoi shifrat e viktimave rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat