Dijetari mysliman me ndikim, Sheiku Jusuf al-Karadavi, sot ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga llogaria e tij zyrtare në Twitter.
Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt – shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar ndërsa ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.
Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.