Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 1 dhjetor.
Kështu njoftoi zëdhënësja e administratës amerikane Karin Jean-Pierre.
"Ne punojmë ngushtë me Francën në një gamë të gjerë sfidash globale, duke përfshirë luftën në Ukrainë," tha ajo.
Jean-Pierre shtoi se Biden e konsideron Macron një partner të ngushtë dhe të vlefshëm.