Se ushtria ruse e Vladimir Putinit ka probleme të mëdha, e dëshmojnë më së miri humbjet e mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Madje ata janë tërhequr nga rajonet separatiste ruse si rezultat i kundërofensivës ukrainase, që i detyruan të zmbrapsen.
E urdhri i Putinit për mobilizim të pjesshëm ka alarmuar popullin rus që në masë të madhe kanë filluar të ikin nga vendi kryesisht në Turqi, Serbi, Armeni e Gjeorgji, ku në pikëkalimet kufitare me Gjeorgjinë kolonat e veturave janë deri në 18 kilometra të gjata.
Sanksionet perëndimore e kanë goditur edhe më shumë këtë vend që po përballet me mungesa të mëdha si në industri ashtu dhe në fusha tjera, kurse izolimi i qytetarëve rusë është bërë kryetemë në mediat ruse.
🤡A military unit representative in Altai region said that they have nothing except ammunition and asked conscripts to buy everything including medicines and tourniquets.
— NEXTA (@nexta_tv) September 26, 2022
She also advised to buy women's pads to use for shoes and buy tampons to stop bleeding after bullet wounds. pic.twitter.com/JEAxSNOLer
Atyre u janë mbyllur dyert në shumicën e vendeve të Evropës perëndimore, ku për vizë turistike u kërkohen dokumentacione dhe pagesa shtesë.
Në listën e sanksionuarve janë edhe oligarkët e afërt me Putinin, që dyshohet se financojnë luftën e tij në Ukrainë dhe mbështesin në çfarëdo forme veprimet e tij.
Mobilizimi detyroi të rinj dhe të moshuar të largohen, e ata rezervistë që janë bërë pjesë e këtij mobilizimi nuk po kanë as ku të flenë si rezultat i kushteve të rënda.
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një ushtare në Altai të cilës i tregohet se duhet të blejë nga ilaçet e deri te pajisjet tjera që do t’i nevojiten në luftë.
Madje i është bërë e ditur se duhet të blejë shtresa për këpucë, dhe tamponë për të ndalur gjakderdhjen si rezultat i plagëve të marra nga plumbat e ushtrisë ukrainase.