​BE kërkon sanksione të reja tregtare kundër Rusisë

Bota

​BE kërkon sanksione të reja tregtare kundër Rusisë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:54
Ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të vendosin sanksione të ashpra ndaj tregtisë ruse dhe zyrtarëve përgjegjës për referendumet e rreme të mbajtura në pjesë të Ukrainës, thanë të mërkurën zyrtarë të lartë të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se referendumet për bashkimin me Rusinë të organizuara nga Kremlini ishin "një përpjekje e paligjshme për të pushtuar vendin dhe për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë me forcë".

"Ne jemi të vendosur të bëjmë Kremlinin të paguajë për këtë përshkallëzim të mëtejshëm. Ne propozojmë ndalime të reja për importin e produkteve ruse”, tha ajo.

Ekzekutivi i BE-së, i udhëhequr nga von der Leyen, ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë që kur presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës fqinje shtatë muaj më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat