NATO: Shpërthimet në Nord Stream nxisin brengë të madhe

Bota

NATO: Shpërthimet në Nord Stream nxisin brengë të madhe

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

NATO është deklaruar lidhur me shpërthimet në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.

Aleanca Veri-Atlantike i ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare, që t’i bashkohen deklaratës së përbashkët.

“Dëmet në gypat e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, nxitin brengë të madhe. Të gjitha informacionet flasin që bëhet fjalë për një sabotim – pra veprim i qëllimshëm”, thuhet në kumtesë.

Rrjedhja shkakton dëme të mëdha në ambient, e për këtë NATO mbështet hetimet që aktualisht edhe po zhvillohen për të përcaktuar shkakun.

“Si aleatë, jemi zotuar të përgatitemi për të penguar dhe mbrojtur kundër përdorimit të forcës mbi prodhuesit e energjisë dhe të mbrojmë kundër taktikave tjera hibride. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës së rëndësishme të Aleatëve, do të përballet me një përgjigje unike dhe vendimtare”, thuhet ndër tjera në njoftimin e NATO-s. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat