Biden: ShBA s’do t’i njoh kurrë pretendimet e Rusisë ndaj Ukrainës

Bota

Biden: ShBA s’do t’i njoh kurrë pretendimet e Rusisë ndaj Ukrainës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 22:54
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë mbi Ukrainën.

Kjo derisa Moska po përgatitej të aneksonte disa zona të okupuara të Ukrainës, raporton Sky News.

Biden denoncoi referendumet që forcat pro-ruse zhvilluan në zonat e Ukrainës si një “mashtrim absolut”, duke thënë se rezultatet u prodhuan në Moskë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat