Putin deklaroi aneksimin e 4 rajoneve, Zelensky vjen me një kërkesë urgjente

Bota

Putin deklaroi aneksimin e 4 rajoneve, Zelensky vjen me një kërkesë urgjente

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:46
Volodymir Zelensk

Ukraina po aplikon për t’u anëtarësuar në NATO në mënyrë të përshpejtuar. Kështu deklaroi presidenti i vendit Volodymir Zelensky në një video-mesazh.

“De facto ne tashmë kemi marrë rrugën për në NATO. De facto ne tashmë kemi dëshmuar pajtueshmërinë me standardet e Aleancës.

De fakto. Sot Ukraina po aplikon për të bërë këtë de-jure. Ndjekja e një procedure që përputhet me rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë.

Ne po bëjmë hapin tonë përcaktues duke nënshkruar aplikimin e Ukrainës për pranim në NATO në mënyrë të përshpejtuar”, thuhet në deklaratën e Zelenskyt.

Ky veprim vjen menjëherë pasi Vladimir Putin deklaroi sot aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar kanë deklaruar vazhdimisht se në këtë fazë nuk po shqyrtohet mundësia e hyrjes së Ukrainës në NATO.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se aleanca nuk do të braktisë kurrë politikën e saj të “derëve të hapura” dhe nuk përjashtoi që Kievi mund të përpiqet t’i bashkohet organizatës në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat