Vladimir Putin ka akuzuar fuqitë 'anglo-saksone' për organizimin e shpërthimeve që rezultuan në rrjedhje të shumta gazi në tubacionet e gazit Nord Stream.
Rrjedhjet shkatërruese u shkaktuan nga një shpërthim i barabartë me qindra kilogramë tritol dhe me përmasa 2.3 të shkallës Rihter, tha një raport danezo-suedez.
Ukraina e ka drejtuar gishtin e fajit te Rusia, por Putini bëri dje një akuzë të re kundër Britanisë dhe SHBA-së për orkestrimin e shpërthimeve.
"Sanksionet nuk janë të mjaftueshme për Perëndimin, ata kanë kaluar në sabotim... duke organizuar shpërthime në tubacionet ndërkombëtare të gazit Nord Stream që kalojnë përgjatë fundit të Detit Baltik," tha Putin gjatë një fjalimi televiziv në një ceremoni në Kremlin për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës të pushtuara nga Moska.
Një simulim rrëqethës ka treguar se si një re e madhe metani që buron nga fundi i Detit Baltik ka dalë mbi Skandinavi përpara se të zbresë në Britaninë e Madhe.
Instituti norvegjez i kërkimit NILU llogariti se të paktën 80,000 ton metan janë cliruar në atmosferë që nga 30 shtatori, katër herë më shumë se emetimi vjetor i metanit nga industria norvegjeze e naftës dhe gazit, një nga dhjetë prodhuesit kryesor.