Gjenerali amerikan në pension: “Nëse ky qytet bie, Putini mund të përdorë armë bërthamore”

Bota

Gjenerali amerikan në pension: “Nëse ky qytet bie, Putini mund të përdorë armë bërthamore”

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 11:14
Barry Richard McCaffrey

Gjenerali amerikan në pension, Barry Richard McCaffrey, i cili ishte aktiv në kabinetin e ish-presidentit Bill Clinton, komentoi situatën aktuale në Ukrainë.

Ai beson se rënia e një qyteti mund të jetë shkas për Vladimir Putinin që të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

"Nëse Khersoni, i pushtuar nga rusët, bie dhe Putini humb 15,000 ushtarët e tij më të mirë, do të ishte një fatkeqësi politike që do ta destabilizonte Rusinë. Ai [Putini] nuk mund të gjejë më rrugëdalje. Mjetet e vetme të përshkallëzimit do të jenë ose armët bërthamore ose armët kimike. Një fatkeqësi”, shkruan McCaffrey.

“Është një armë e tmerrshme terrori kundër civilëve. SHBA-ja dhe NATO-ja do të ndërmerrnin një veprim të madh me armë konvencionale kundër Rusisë”, beson McCaffrey.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat