Elon Musk i është përgjigjur postimit të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Twitter, në të cilin ai dukej se tallej me sugjerimin e miliarderit të teknologjisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë? – Elon Musk që e mbështet Rusinë, apo ai që e mbështet Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Ndërkaq, Musk ka reaguar ndaj postimit të Presidentit të Ukrainës, ku tha se ende e mbështet Ukrainën, por se përshkallëzimi masiv i luftës, do të shkaktojë dëm të madh në Ukrainë dhe në botë.
“Unë ende e mbështes shumë Ukrainën, por jam i bindur se përshkallëzimi masiv i luftës do t’i shkaktojë dëm të madh Ukrainës dhe ndoshta edhe botës”, ka shkruar Musk.