Putin dërgon ministrat në vendin e shpërthimit të urës

Bota

Putin dërgon ministrat në vendin e shpërthimit të urës

Nga: A.SH Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:15
Shpërthimi në urë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti Putin ka marrë raporte në lidhje me shpërthimin në urën e Krimesë, përcjell Bota sot.

“Presidenti e udhëzoi kryeministrin që të formohet një komision qeveritar për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe eliminimin e pasojave sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një deklaratë.

“Ai do të përfshijë gjithashtu krerët e rajonit të Krasnodarit dhe Krimesë, si dhe përfaqësues të Shërbimit Federal të Gardës, Shërbimit Federal të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme.

“Me udhëzimet e Presidentit, ministrat Savelyev dhe Kurenkov shkuan në vendin e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat