Edhe dhuratat e ditëlindjes mund ta përcaktojnë masën e vetmisë. Kush e di nëse piramidat e pjeprit dhe kungujve apo kartolina me traktor, sikur të ishte një kupon zbritje çmimesh, do të kenë ngjallur disa mendime të tilla te Vladimir Putin.
Dy dhuratat e vetme nga shtetet e huaja për ditëlindjen e 70-të të presidentit rus i dërguan presidenti i përjetshëm i Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe presidenti po aq i përjetshëm i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko, të cilët po konkurojnë në media për statusin e aleatit më besnik. Jashtë ish-BRSS, i vetmi që u ndje, ishte Udhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Nëse ka pasur telefonata të tjera, askush nuk dëshiron t’i bëjë publike.
Në vitin 2013, vetëm dhjetë vjet më parë, Putin festoi ditëlindjen e tij në Bali, ku po zhvillohej Samiti vjetor i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Në mbrëmje vonë, ai u ul në një tryezë për të pirë vodka dhe ndau një tortë me emrin e tij mbi të. Të ftuarit që buzëqeshnin pranë tij ishin presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri japonez Shinzo Abe. Atë ditë, Kremlini njoftoi se mbi pesëdhjetë mesazhe kishin mbërritur nga kancelaritë në mbarë botën për të uruar presidentin rus.
Putin nuk e ka dashur kurrë ditëlindjen e tij. Kulti i personalitetit që është krijuar me kalimin e kohës rreth figurës së tij nuk përfshin festime të çmendura.
“Nuk kisha qejf të hapja dhuratat”, ka shkruar në autobiografinë e tij. Protokolli parashikon që ai mund të mbajë për vete vetëm objekte që vlejnë më pak se 10,000 rubla, afërsisht 164 euro. Sigurisht, ai tregon për acarimin e tij kur në vitin 2002, gjashtëdhjetë argjendarë nga uralet, të financuar nga disa oligarkë, krijuan një kopje me vlerë 10 milionë euro, të kurorës ceremoniale që u përdor për shenjtërimin e carëve.
Në atë kohë, presidenti rus nuk kishte asnjë interes të bëhej një autokrat.
Por siç dihet, kohët ndryshojnë, dhe janë ditëlindjet ato që e tregojnë më saktë këtë ndryshim. Nga ato të kaluara me Gerard Schröder-in dhe Silvio Berlusconin-in, të cilët në 2017-ën i dërguan kuvertën e famshme me imazhin e të dyve duke shtrënguar duart me carin Vlad.
Në vitin 2015, kur ishte 63-vjeç, doli në fushë në Pallatin e Sportit të Soçit për një ndeshje me lojtarë profesionistë të hokejit.
Këngëtari Denis Maydanov, i cili ishte në kulmin e popullaritetit në atë kohë, ashtu si Putin, drejtoi turmën duke kënduar “Bashkohuni për Carin tonë”.
Alternativa e formulës “presidenti e kaloi ditëlindjen duke punuar në tryezën e tij” ka qenë gjithmonë një klishe e propagandës ruse. Peshkimi, gjuetia, kthimi në natyrë… E bëri këtë në 2014, 2019 dhe 2020, gjatë pandemisë.
Dhe këtu fillojnë dallimet e mëdha me të tashmen. Nuk bëhet fjalë vetëm për izolim, për një darkë në Shën Petersburg, ceremoni që ai vetë deri dje do ta quante në një nivel të ulët, pasi në tavolinë kishte vetëm Lukashenkon dhe Ramon.
Dikur, gjatë ekskursioneve në natyrë, i vetmi shoqërues i presidentit ishte Sergey Shoigu, Ministri i Mbrojtjes sot objekt dhe objektiv i mospajtimit që kërcënon të minojë vertikalen e pushtetit Putin.
Skifterët si presidenti çeçen Ramzan Kadyrov dhe autoritetet pro-ruse të Donbasit duan kokën e tij. Thuhet se ndoshta edhe Kremlini ka filluar të ketë nevojë për një ‘kokë turku’. Vetëm dje Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit që mban peshën e komunikimit mjaft të ndërlikuar të sotëm, njohu për herë të parë ekzistencën e ndarjeve të brendshme.
“Kishte dallime kur presidenti mori vendime të rëndësishme si ai për mobilizimin e pjesshëm,” tha Peskov në një intervistë për ‘Washington Post’. “Ndonjëherë ka mosmarrëveshje. Por kjo është pjesë e procesit normal të punës”.
“Karakteristika e tij e veçantë është sinqeriteti dhe largpamësia e jashtëzakonshme. Ai thotë atë që mendon dhe bën atë që thotë, gjithmonë”.
Kritikat për mbarëvajtjen e Operacionit Special Ushtarak ndalojnë te dera e Putinit, siç tregohet nga ky pasazh në editorialin festiv të ‘Moskovskij Komsomolets’, e përditshmja që raportoi për herë të parë për sherret në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ishte një ditëlindje e vogël, edhe kjo me zgjedhje të imponuar nga vetë presidenti, i vetmi që thyente ngarkesën e maturisë ishte Kadyrovi i rëndë, i cili në Çeçeninë e tij i kushtoi Putinit titullin e një gare me kuaj, një garë makinash, hapjen e një qendre olimpike të xhudos, një ndërtesë të re qeveritare ende për t’u ndërtuar. Ndoshta kjo është gjithashtu një shenjë…
Dje në orët e vona të pasdites, ca nxënëse shkolle me përparëse të bardhë u dërguan në Sheshin e Kuq për të kënduar një kor urimesh. Frynte një erë që të priste fytyrën. Për t’u strehuar, vajzat kënduan duke u strehuar tek një qendër tregtare aty pranë. Pas tyre, Kremlini ishte zhytur në errësirë.