Më shumë se 1,100 krime lufte të dyshuara janë regjistruar në rajonin e Kharkiv

Bota

Më shumë se 1,100 krime lufte të dyshuara janë regjistruar në rajonin e Kharkiv

Nga: M.H. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 17:47
Ukrainë

Hetuesit ukrainas kanë regjistruar 1,100 krime lufte të kryera nga trupat ruse në pjesën e pushtuar të rajonit të Kharkiv, sipas forcave të policisë rajonale.

Shumica e procedimeve penale, rreth 1000, u nisën për shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës, thotë agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Më tej tha gjithashtu se ekspertët e pastrimit të minave kanë inspektuar 1,287 hektarë të territorit të de-okupuar dhe kanë gjetur 20,903 objekte shpërthyese - nga të cilat 1,462 janë shkatërruar deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat