Disa shpërthime godasin Kievin

Bota

Disa shpërthime godasin Kievin

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 08:25
Kiev, fotografi nga arkivi.

Disa shpërthime kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e 10 tetorit, tha kryetari i qytetit Vitali Klitscho.

“Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski – në qendër të kryeqytetit”, shkroi ai në platformën Telegram.

Ende nuk ka raportime për viktima.

Shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 08:15, sipas kohës lokale, thanë gazetarët dhe dëshmitarët. Pas shpërthimeve janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimet duket se ishin rezultat i sulmeve ajrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat