Presidenti rus Vladimir Putin, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shprehu kënaqësinë e tij për sulmet që ndërmori në disa qytete të Ukrainës, ku u vranë dhe plagosën dhjetëra civilë ukrainas.
Sot në mëngjes, dhjetëra raketa u hodhën në Kiev , qytetin e Lviv, Dnipro, Zaporizhia dhe qytete të tjera, duke eliminuar energjinë elektrike dhe shkatërruar komplekset e banimit dhe parqet.
Por ajo që konsiderohet “e pabesë” është se, pasi ushtria e tij hodhi raketa në Ukrainë, Putin akuzoi qeverinë e Kievit për “terrorizëm” dhe sulmin në urën e Krimesë. Putin e përshkroi valën e terrorit me sulmet me raketa si një “përgjigje” ndaj shpërthimeve në urën e Krimesë.
Siç komenton gazeta gjermane, ushtria ruse përdori “armë precize” për të goditur, objektiva ushtarake. Megjithatë, Putin vazhdoi kërcënimet e tij: “Nëse tentativat për sulme terroriste në tokën tonë vazhdojnë, përgjigjet e Rusisë do të jenë të dhunshme dhe proporcionale me nivelin e kërcënimeve”.
Putin nuk i ndali kërcënimet e tij lidhur me përdorimin e armës bërthamore.
Ndryshe nga fjalimet e tij të mëparshme, presidenti rus nuk filloi të lëshonte kërcënime kundër aleatëve perëndimorë të Ukrainës, por vetëm kërcënoi vendin e shkatërruar nga lufta. Për më tepër, ai nuk fajësoi për shpërthimet në urën e Krimesë shërbimet e inteligjencës perëndimore për konspiracion apo SHBA-në, por i drejtoi “shigjetat” e tij vetëm ndaj shërbimeve të inteligjencës ukrainase.
Me pak fjalë, në fjalimin e tij të fundit, nuk pati asnjë kërcënim ndaj Perëndimit.
Sakaq Presidenti rus Vladimir Putin mburret me terrorin që raketat e tij kanë lëshuar kundër Ukrainës. Megjithatë, ai nuk mund ta fshehë dobësinë e tij.