Një deputet rus dhe prezantues i televizionit shtetëror ka deklaruar se Rusia nuk ka shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë, pas një rritje të dukshme të sulmeve në të gjithë vendin, duke përfshirë sot në kryeqytetin Kiev, raporton BBC, përcjell "Bota sot".
"Ushtria jonë nuk po sulmon, nuk po bombardon qytetet dhe infrastrukturën civile. Të gjitha raketat tona ishin në shënjestër [në] infrastrukturën energjetike, qendrat e komunikimit dhe selitë ushtarake," tha Evgeny Popov për programin World at One të BBC Radio 4.
Ai fajësoi sistemet ukrainase kundër raketave për sulmet ndaj objektivave civile, duke përfshirë një shesh lojërash për fëmijë.
“Nëse shihni disa raketa dhe goditje në bazat e fëmijëve, kjo ishte rezultat i punës së sistemit antiraketë, sistemit ukrainas”, tha ai.