Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, pritet të bëjë thirrje për një takim të plotë të liderëve të NATO-s në ditët në vijim, ndërsa G7 zhvillon bisedimet e krizës të martën pas sulmeve ruse në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha të Ukrainës.
Forcat ruse kanë hedhur më shumë se 80 raketa mbi qytetet në të gjithë Ukrainën të hënën, sipas Kievit, në hakmarrje të dukshme për një shpërthim që dëmtoi një urë kyçe që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.
Në video-telefonën e G7 do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e G7 ka të ngjarë të diskutojnë gjithashtu krizën globale energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, mes planeve për të vendosur një kufi global mbi çmimin e naftës ruse për të synuar të ardhurat e Putinit, raporton PA.
Ukraina rriti thirrjet për aleatët perëndimorë për të siguruar sisteme anti-ajrore dhe antiraketë në përgjigje të sulmeve të së hënës, të cilat deri më tani kanë vrarë 14 dhe plagosur 97.
Kievi u vu në shënjestër për herë të parë pas disa muajsh, ndërsa Rusia goditi gjithashtu zonat civile dhe infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin, nga Kharkiv në lindje deri në Lviv pranë kufirit polak.