Mbreti Charles III do të kurorëzohet zyrtarisht me 6 maj 2023. Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham.
Më herët agjencia e lajmeve Bloomberg njoftoi se ceremonia do të zhvillohet me 3 qershor, por kjo nuk është data e saktë.
Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, ku u mbajt edhe shërbimi i varrimit të Mbretëreshës Elizabeth.
Kryepeshkopi i Canterbury-t do të bëjë kurorëzimin.