Joe Biden thotë se ai nuk beson se Vladimir Putin do të përdorte një armë taktike bërthamore në luftën me Ukrainën.
Duke folur për CNN, Presidenti i SHBA tha "Epo, nuk mendoj se do ta bëjë" kur u pyet se sa realiste ishte kjo perspektivë, përcjell Bota sot.
Doktrina bërthamore ruse lejon përdorimin e asaj që njihet si një armë bërthamore taktike.
Ajo lejon një shpërthim të kufizuar bërthamor - që të vendoset në një konflikt konvencional për ta bërë armikun të tërhiqet./BS