LIVE: Shpërthim i fuqishëm në Belgorod të Rusisë - NATO-ja me plan për bllokimin e dronëve iranianë mbi territorin ukrainas

Bota

LIVE: Shpërthim i fuqishëm në Belgorod të Rusisë - NATO-ja me plan për bllokimin e dronëve iranianë mbi territorin ukrainas

Nga: Bota sot Më: 13 tetor 2022 Në ora: 06:50 Përditësuar në ora: 08:24 më 13.10.2022
Foto ilustrim

Rusia bombardon rajonin e Kievit e Mykolaiv,lëshuan raketa e dronë kamikazë

Sulme masive ka pasur gjatë natës në rajonin e Kievit dhe qytetin jugor të Mykolaiv. Guvernatori Oleksiy Kuleba ka bërë me dije se dronë kamikazë sulmuan rajonin e Kievit, ndërsa shtoi se ekipet e shpëtimit janë në terren. Kuleba u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Po ashtu breshëri raketash janë lëshuar gjatë natës mbi qytetin e Mykolaiv.

“Një ndërtesë banimi pesë-katëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht, pjesa tjetër - nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend.

Qyteti jugor është granatuar masivisht”, tha kryebashkiaku i Mykolaiv, Oleksandr Senkevich. Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh dhe një port në lumin Bug Jugor jashtë Detit të Zi, ka pësuar bombardime të rënda ruse gjatë gjithë konfliktit.

Sulmi rus vjen pak pas miratimit të një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi pretendimet për aneksimin e territorit ukrainas nga Moska, duke e cilësuar si "të paligjshëm", ndërsa aleatët e Ukrainës dhanë më shumë ndihmë ushtarake.

Zelenskyy: Unë u jam mirënjohës aleatëve që janë zotuar të rrisin mbrojtjen tonë ajrore

Volodymyr Zelenskyy thotë se diskutimet me vendet partnere në Gjermani të mërkurën për rritjen e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë qenë "mjaft produktive".

Duke folur në Telegram, ai tha: “Sa më i guximshëm dhe mizor bëhet terrori rus, aq më e qartë është për botën se të ndihmosh Ukrainën për të mbrojtur qiellin është një nga detyrat më të rëndësishme humanitare për Evropën e kohës sonë", raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

“Unë besoj se do ta përballojmë këtë detyrë dhe u jam mirënjohës atyre partnerëve tanë që tashmë kanë marrë një vendim për të forcuar një mbështetje të tillë për shtetin tonë – mbështetje për mbrojtje efektive në ajër".

"Mirënjohje për të gjithë ata që e afrojnë fitoren tonë! Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë Ukrainën!"

Rusia paralajmëron aleatët e Ukrainës

Nga: A.M.

Rusia i ka paralajmëruar vazhdimisht aleatët e Ukrainës kundër furnizimit të Kievit me armatime të avancuara, duke theksuar se kjo do t'i bënte ata pjesëmarrës të luftës që Putin filloi më 24 shkurt.

Perëndimi ka akuzuar Moskën për goditje bërthamore, pas një vargu humbjesh ushtarake ruse në fushën e betejës.
Ato rezultuan gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në një numër qytetesh të Ukrainës. Autoriteteve në kryeqytetin Kiev iu desh të përdorin racionimin e energjisë elektrike.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë - gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014.

Rusia thotë se shpërthimi i së shtunës ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës – një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi.

Vendet e NATO-s do të forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës pas sulmeve masive ruse

Nga: A.M.

Aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një morie sulmesh raketore ruse.

Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë.

Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel. Kievi e përshëndeti samitin si "historik", raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Ukraina thotë se Rusia gjuajti më shumë se 100 raketa dhe përdori dhjetëra dronë të hënën dhe të martën, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake.

Të paktën 19 persona u vranë në ditën e parë të sulmeve.

Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë raketa të mbrojtjes ajrore, si dhe qindra drone ajrore për të mbështetur mbledhjen e informacionit dhe aftësitë logjistike të Ukrainës. Po ashtu, do të sigurojë gjithashtu 18 armë artilerie obusi përveç 64 armëve të dorëzuara tashmë.

“Sulmet e fundit pa dallim të Rusisë në zonat civile në Ukrainë kërkojnë mbështetje të mëtejshme për ata që kërkojnë të mbrojnë kombin e tyre”, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

"Këto armë do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë qiejt e saj nga sulmet dhe të forcojë mbrojtjen e saj të përgjithshme raketore."
Duke folur pas takimit të Brukselit të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha "ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata [ukrainasit] të kenë atë që kërkohet për të qenë efektiv".

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Parisi do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Në një intervistë për televizionin France 2, ai nuk specifikoi se cilat sisteme do të dërgoheshin. Por ai tha se funksioni i tyre kryesor do të ishte mbrojtja e popullatës nga dronët.

Holanda tha se do të dorëzonte raketa të mbrojtjes ajrore me vlerë 15 milionë euro.

Ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se sulmet ruse "mund të përballen vetëm me mbështetje të pandërprerë për Ukrainën dhe popullin e saj".

Kanadaja u zotua të sigurojë më shumë se 47 milion dollarë kanadezë (34 milion dollarë; 31 milion £) ndihmë ushtarake, duke përfshirë komunikimet satelitore dhe kamerat e dronëve.

Britania e Madhe pritet të njoftojë së shpejti dërgesat e saj të armëve.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës njoftoi më herët të mërkurën se i pari nga disa "IRIS-T SLM më të fundit është dorëzuar nga Gjermania në Ukrainë". Ai tha se sistemi i mbrojtjes ajrore do të ndihmojë në mbrojtjen e vendit "kundër terrorit".

Presidenti Zelensky ka muaj që u kërkon aleatëve të Ukrainës që të ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore për të krijuar një "mburojë ajrore" për Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat