NATO do të vazhdojë me stërvitjen vjetore të gatishmërisë bërthamore

Bota

NATO do të vazhdojë me stërvitjen vjetore të gatishmërisë bërthamore

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2022 Në ora: 11:06
Lloyd Austin t

NATO ka thënë se do të vazhdojë me stërvitjen e saj vjetore të gatishmërisë bërthamore të quajtur "Steadfast Noon" javën e ardhshme, në të cilën forcat ajrore praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore amerikane me bazë në Evropë me fluturime stërvitore, pa armë të gjalla.

Anulimi i stërvitjeve për shkak të luftës në Ukrainë do të dërgonte një "sinjal shumë të gabuar", tha këtë javë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Rreth 50 vende u mblodhën në selinë e NATO-s dje dhe u angazhuan për të armatosur Ukrainën gjatë dimrit dhe më tej, duke përfshirë mbrojtjen e re ajrore.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha sot se mbështetja ishte e pafund./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat