Sulme në rajonin e Lvivit

Bota

Sulme në rajonin e Lvivit

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Kreu rajonal i Lviv thotë se një objekt ushtarak në rajon është goditur. Sipas tij, objekti është dëmtuar por nuk ka viktima. Një raketë u rrëzua nga mbrojtja ajrore, shtoi ai, përcjell Bota sot.

Më herët sot, në një adresë video të publikuar në Telegram, kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sadovyy tha se ukrainasit duhet të kuptojnë se këtë dimër mund t'u duhet të kalojnë ditë ose javë pa energji elektrike, ngrohje qendrore dhe ujë të rrjedhshëm për shkak të sulmeve ruse.

Kryebashkiaku falenderoi gjithashtu ata banorë që janë mbledhur dhe kanë ngritur pika ngrohjeje, kanë rezervuar dru zjarri apo kanë blerë gjeneratorë me naftë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat