LIVE: Luftime të ashpra në rajonet lindore/ Zelenskyy vjen me fjalimin e radhës – ka këtë paralajmërim!

Bota

LIVE: Luftime të ashpra në rajonet lindore/ Zelenskyy vjen me fjalimin e radhës – ka këtë paralajmërim!

Nga: Bota sot Më: 15 tetor 2022 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 12:28 më 15.10.2022
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

Paralajmërimi i ekspertëve: Lufta bërthamore mund të zhdukë 5 miliardë njerëz e të bllokojë diellin për vite

Lufta bërthamore mund të zhdukë pesë miliardë njerëz dhe të bllokojë diellin për disa vite, sipas paralajmërimit të ekspertëve, ndërsa Putini vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore duke rritur frikën kudo në botë.

Gjatë një intervistë për The Sun, eksperti i fatkeqësive Paul Ingram tha: “Gjatë Luftës së Ftohtë, besohej se kishte mjaftueshëm raketa bërthamore për të hedhur në erë botën disa herë.

“Ky nuk është më rasti. Ka më shumë se 12,000 koka bërthamore në mbarë botën.  Vetëm Rusia ka pothuajse 6000 të tilla, ndërsa SHBA-ja 5,400. Shpërthimi dhe rrezatimi nga këto do të shkaktonin nga 200 deri në 300 milionë viktima në të gjithë botën”, tha ai.

Ingram, një tjetër ekspert paralajmëroi gjithashtu për pasgoditje apokaliptike nga çdo konflikt bërthamor.

“Përveç vdekjeve të menjëhershme, një sulm bërthamor do të shkaktonte aq shumë blozë dhe radioaktivitet sa do të mbulonte diellin për disa vite,” tha ai.

“Kjo do të çonte në vdekjen e deri në pesë miliardë njerëzve në mbarë botën.”

Ai shtoi se rreziku i një sulmi të tillë ndaj një vendi si Ukraina, i cili njihet si “shporta e bukës” për shkak të prodhimit të grurit, mund të shkaktojë uri në mbarë botën.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë botën deri në 16 gradë Celsius. “Në qendër të Londrës, ne jemi më të rrezikuar nga shpërthime të drejtpërdrejta dhe rrezatim, por askush nuk do të ishte i sigurt”.

Mbretëria e Bashkuar ka 225 koka bërthamore, shumica e të cilave mbahen në bordin e nëndetëseve Trident. Kina, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë fuqitë e tjera bërthamore të botës, raportona abcnews.al.

Megjithatë, megjithëse Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, shumë prej këtyre armëve datojnë që nga Lufta e Ftohtë.

Veterani i ushtrisë britanike, nënkoloneli Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Armët taktike të Rusisë janë ruajtur që nga vitet 1990. Ne nuk e dimë nëse ato janë mirëmbajtur.”

Sipas tij, një konflikt i kufizuar bërthamor në të cilin dy kombe lëshojnë armë ndaj njëri-tjetrit mund të shkaktojë uri globale.

Nënkolonel Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Nëse rusët vendosin të përdorin armët bërthamore, hakmarrja e Perëndimit do të jetë e shpejtë dhe e tmerrshme”.

“Rusia do të pushonte së ekzistuari si një vend.”

​SHBA armë shtesë me vlerë 725 milionë dollarë për Ukrainën

Qeveria amerikane ka njoftuar dërgesa të tjera të armëve në Ukrainë me një vlerë totale prej 725 milionë dollarësh.

“Paketa përfshin sisteme shtesë të lëshimit të raketave mobile “HIMARS”, municione, automjete të blinduara dhe furnizime mjekësore”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre me guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të pakufishme. Pajisjet ushtarake që ne po ofrojmë janë të kalibruara me kujdes për të bërë më të mirën në fushën e betejës për Ukrainën”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

“Paketa e armëve për Ukrainën është siguruar nga rezervat e Pentagonit”, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden në 18.3 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e ndihmës është dhënë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë 200 rusë në 24 orë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka postuar në Twitter përditësimin e saj më të fundit për humbjet e ushtrisë ruse në 24 orët e fundit, sipas skynews.

Sipas informacioneve, trupat ukrainas kanë vrarë 400 rusë dhe kanë shkatërruar tre tanke.

Madje, ka shkatërruar 7 automjete të blinduara luftarake, dy helikopterë dhe 11 dronë.

Ja çfarë qëndron pas thirrjes së Rusisë për negociata, Vladimir Putin ka një taktikë të re

Që kur Ukraina filloi një kundërofensivë masive të suksesshme në fillim të shtatorit, zyrtarët rusë kanë theksuar vazhdimisht mundësinë e negociatave të paqes dhe madje edhe pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që refuzon çdo negociatë me Vladimir Putin pas referendumit në Donbas.

Një nga mediat e fundit të pavarura ruse, Meduza, mori informacion nga disa burime pranë qeverisë ruse se Kremlini po lobon prapa dyerve të mbyllura me liderët perëndimorë në të njëjtën kohë për të bindur Kievin që të binte dakord për një armëpushim të përkohshëm.

Por sipas burimeve, Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës, në vend të kësaj, armëpushimi do të shërbente si pjesë e një strategjie më të madhe për të blerë kohë për të trajnuar rekrutët dhe për të rifurnizuar, më pas për të nisur një ofensivë në shkallë të plotë në shkurt ose mars.

Në javët e fundit, përfaqësuesit e qeverisë ruse kanë përmendur gjithnjë e më shumë mundësinë e negociatave me Ukrainën ose Perëndimin. Meduza raportoi më parë se Putini po shqyrton vërtet mundësinë e rinovimit të negociatave që ngecën në pranverën e vitit 2022.

Në të njëjtën kohë, ai dëshiron që Rusia të mbajë kontrollin mbi territoret e pushtuara të Donbasit dhe ai “as nuk dëshiron të flasim për Krimenë. Sipas dy burimeve pranë Kremlinit dhe një burimi pranë qeverisë ruse, pikëpamjet e Putinit nuk kanë ndryshuar. Megjithatë, burimet i thanë Medusa-s se autoritetet ruse kanë zhvilluar një taktikë të re: në vend që të detyrojnë Ukrainën të pajtohet me një marrëveshje paqeje të plotë, Kremlini do të kërkojë një armëpushim të përkohshëm. Udhëheqësit rusë besojnë se kjo mund të arrihet përmes negociatave midis trupave ruse dhe ukrainase pa përfshirjen e presidentit të asnjërit vend.

Rusia sulmon Zaporizhzhian me dronë kamikaze gjatë natës

Rusia ka sulmuar me drone kamikazë Zaporizhzhian gjatë natës.

“Objektet e infrastrukturës u dëmtuan si rezultat i sulmeve ruse me dron kamikaze në qytet”, njoftoi në 14 tetor ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë së Zaporizhzhia, Anatoly Kurtev.

Një zjarr shpërtheu në vend, shkroi Kurtev, raporton The Kyiv Independent.

Nuk ka ende informacione për viktima.

Frikë nga Putin?! Perëndimi bën plane për të shmangur panikun nëse Rusia përdor bombë bërthamore në Ukrainë

Zyrtarët perëndimorë janë të angazhuar në “planifikim e kujdesshëm” të një plani për të parandaluar kaosin dhe panikun në vendet e tyre në rast se Rusia do të shpërthente një bombë bërthamore në ose afër Ukrainës.

Megjithëse një krizë bërthamore konsiderohet shumë e pamundur, burimi i brendshëm tha se zyrtarët ndërkombëtarisht po rishqyrtonin planet për të ofruar mbështetje emergjente dhe siguri për popullatat që kanë frikë nga përshkallëzimi bërthamor.

Plani u shfaq në një konferencë nga një zyrtar të premten, i cili u pyet nëse do të kishte masa për të parandaluar panikun dhe largimin masiv të njerëzve nga frika e përshkallëzimit pas një ngjarjeje bërthamore,

Qeveritë ishin të angazhuara në “planifikimin e matur për një sërë skenarësh të mundshëm”, tha zyrtari perëndimor, i cili po fliste në kushte anonimiteti, megjithëse theksuan se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në luftë do të ishte i neveritshëm, shkruan The Guardian.

Fushatat e informimit publik dhe madje edhe stërvitjet shkollore se si t’i mbijetosh një lufte bërthamore ishin një tipar i luftës së ftohtë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni KETU

SHBA i përgjigjet kërcënimit rus në Lituani

Shtetet e Bashkuara do të zgjasin rotacionin e tyre të një batalioni të rëndë tankesh në Lituani, i cili nuk sheh asnjë ulje të kërcënimit nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, kanë thënë zyrtarët lituanez.

Ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas tha se batalioni, në qytetin Pabrade që nga viti 2019, do të qëndrojë të paktën deri në fillim të vitit 2026.

Në një deklaratë pas takimit me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin në Bruksel, Anusauskas tha se vendimi zbaton një nga objektivat më thelbësorë të paraqitur nga qeveria në detyrë: ne kemi një prani të vazhdueshme ushtarake të SHBA në Lituani. 

Arabia Saudite njofton 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Nga: A.SH

Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën, tha agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA, përcjell Bota sot.

Agjencia shtoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të premten.

Zelenskyy tha se dyshja ranë dakord të "ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës".

Princi i kurorës shprehu gatishmërinë e mbretërisë për të vazhduar përpjekjet e ndërmjetësimit dhe për të mbështetur gjithçka që kontribuon në de-përshkallëzimin, shtoi SPA.

Muajin e kaluar, Princi i Kurorës ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve së bashku me Turqinë, midis Ukrainës dhe Rusisë.

Marrëveshja bëri gati 300 të burgosur të liruar, përfshirë pesë britanikë.

Në Barcelonë protesotjnë kundër aneksimit të deklaruar nga Rusia të rajoneve të Ukrainës

Nga: A.SH

Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër aneksimit të deklaruar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi zyrtarisht ligjet që aneksojnë Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson më 5 tetor pas referendumeve të paligjshme.

Referendumet janë dënuar gjerësisht si "të paligjshme" nga Perëndimi.

Së bashku me Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, pretendimi total i Presidentit Putin tani arrin në më shumë se 22% të territorit ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat