Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është përballur me një situatë jo të zakonshme gjatë një takimi që ka pasur me disa liderë të shteteve Aziatike në Astana të Kazakistanit.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, i ka reaguar kreut të shtetit rus në mënyrë mjaft të vrazhdë duke i thënë se nëse Taxhikistani respekton Rusinë si aleat kryesor, atëherë edhe Rusia duhet të respektojë Taxhikistanin.
Rahmon me një ton të ngritur i ka kërkuar Putinit që të trajtojë Taxhikistanin sikur të gjitha shtetet tjera.
Tajikistan's president demands respect from Russian President Vladimir Putin in a remarkable outburst at Central Asia-Russia summit in Astana pic.twitter.com/dKyHrk5EPi
— Peter Leonard (@Peter__Leonard) October 14, 2022