Futja e luftës në një qorrsokak, arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që i kënaq të gjithë, shpresë për humbjen e njërës nga palët e përfshira apo ngrirje e konfliktit pa e zgjidhur problemin në rrënjë. Zgjidhjet për konfliktin ukrainas janë gjithnjë e më të kufizuara, midis kërkesave të papajtueshme të Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, fantazma e fuqisë bërthamore që shfaqet mbi Evropën dhe interesat kontradiktore të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Negociatat që u zhvilluan në pranverë nuk sollën praktikisht asgjë, ndërsa ndërmjetësimi më i fundit i Recep Tayyp Erdogan lejoi vetëm zhbllokimin e eksporteve ukrainase të grurit në tregjet globale. Në Ukrainë njerëzit vazhdojnë të qëllojnë, të luftojnë dhe të vdesin.
Midis fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë të dyfishtë. Ajo në jug të vendit, në Kherson, nuk solli rezultatet e shpresuara, ndërsa ajo në Kharkiv, i dha mundësi Kievit të rimarrë një pjesë të konsiderueshme të territorit, të sprapsë trupat ruse dhe të vërë në dyshim pushtimet e Moskës në Donbass.
Ne nuk e dimë nëse Ukraina do të ketë ende mundësi – por edhe forcë, si në aspektin e njerëzve ashtu edhe atë të burimeve materiale – për të përsëritur një veprim të tillë. Me siguri jo. Në çdo rast, pasi u kapën në befasi (deri në një masë, sepse kundërofensiva ukrainase ishte paralajmëruar prej muajsh), rusët nuk duan që të kapen sërish të papërgatitur.
Ndaj, Putini ka zgjedhur të përshkallëzojë konfliktin duke shpallur referendume për aneksimin e rajoneve të pushtuara ukrainase si dhe mobilizimin e pjesshëm për të mbledhur trupa të reja që t’i dërgojë në front. Nëse siç pritet, referendumet do të kenë një rezultat pozitiv, territoret e kontrolluara nga Moska do të bëheshin de fakto pjesë përbërëse e territorit rus.
Perëndimi mund të mos e njohë vlefshmërinë e tij, por Kremlini po. Pra në atë moment, nëse Kievi do të vazhdojët’i bombardojë ato territore, atëherë Putini do të ndihej i autorizuar të përdorë mjetin e fundit që ka në dispozicion: armët bërthamore. Ky skenar do të kishte rezultate të paparashikueshme për mbarë njerëzimin. Ja cilat janë 5 skenarët e mundshëm për vazhdimin dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
1. Skenari afgan
Lufta do të vazhdojë për javë, muaj, madje edhe vite. Rezervistët e mobilizuar nga Putini nuk mund të dërgohen menjëherë në Ukrainë. Fillimisht ata duhet të trajnohen për disa muaj, ndoshta 4 ose 6. Ndërkohë, pasi të përfundojë kundërofensiva ukrainase, konflikti do të rikthehet sërish në një ngërç të përgjakshëm shumëvjeçar.
Dëmin më të madh do ta pësojë popullsia ukrainase. Evropa do të paguajë çmimin më të lartë, të paktën nga pikëpamja ekonomike dhe energjetike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kievin, por nga një distancë e sigurt. Nga ana e tij, Putin do të vazhdojë të drejtojë operacionet nga Kremlini derisa të ketë arritur qëllimet e tij. Përfundimi mund të jetë shumë i largët dhe madje i paqartë. Ashtu siç ndodhi në luftën 20-vjecare të SHBA-së Afganistan. Shumë pak fitues, shumë humbës.
Lexo lajmin e plotë KËTU.