Eksportet e grurit ukrainas pothuajse janë kthyer në nivelet e paraluftës , raporton Reuters.
Në 17 ditët e para të tetorit eksportet ishin vetëm 2.4% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, pavarësisht mbylljes së disa porteve detare dhe pushtimit rus, treguan të hënën të dhënat e ministrisë së bujqësisë.
Eksportet e drithërave të vendit kanë rënë që nga shkurti, pasi lufta mbylli portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.