Sulmet me dronët kamikazë në Kiev, SHBA-të kërcënojnë Iranin: Nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime ndaj…

Bota

Sulmet me dronët kamikazë në Kiev, SHBA-të kërcënojnë Iranin: Nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime ndaj…

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

SHBA-ja ka paralajmëruar se “nuk do të hezitojë” të ndërmarrë veprime kundër kombeve dhe kompanive që po ndihmojnë programin e dronëve të Iranit,  të cilat u implikuan në sulmet e mëngjesit të sotëm në Kiev, raporton AFP.

“Kushdo që bën biznes me Iranin, që mund të ketë ndonjë lidhje me dronët, zhvillimet e raketave balistike, ose rrjedhën e armëve nga Irani në Rusi , duhet të jetë shumë i kujdesshëm – pasi SHBA nuk do të hezitojë të përdorë sanksione ose të ndërmarrë veprime kundër autorëve”,- u tha Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, gazetarëve këtë të hënë.

“Thellimi i një aleance Rusi – Irani është diçka që e gjithë bot duhet ta shihet si një kërcënim të thellë”, tha ai.

Duke cituar inteligjencën amerikane, Patel tha se disa nga mjetet ajrore pa pilot të Iranit që i shiten Rusisë kanë mosfunksionuar.

Transferimi tregon “presionin e madh” ndaj Rusisë pas humbjeve në Ukrainë , tha ai. Moska “po detyrohet sinqerisht të përdorë vende jo të besueshme si Irani për furnizime dhe pajisje,” shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat