Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, ka pranuar se situata ushtarake në Ukrainë ishte “e tensionuar”, veçanërisht rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson, përcjell Bota sot.
"Situata në zonën e 'Operacionit Special Ushtarak' mund të përshkruhet si e tensionuar," tha ai për kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24 në një intervistë.
"Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse," tha ai. "Para se gjithash, kjo ka të bëjë me sektorët Kupiansk, Lyman dhe Mykolayiv-Kriviy Rih."
“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë” të Khersonit, shtoi Surovikin, i cili ka qenë në krye të operacioneve në Ukrainë për 10 ditët e fundit.