​Kremlini pranoi: Ushtria ruse ka probleme me pajisje

Bota

​Kremlini pranoi: Ushtria ruse ka probleme me pajisje

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:25
Vladimir Putin

Kremlini pranoi sot se ushtria ruse ka probleme me pajisjet e saj, për të cilat së fundi u aludua edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.

"Të gjithë dëgjuat se çfarë tha presidenti në mbledhjen e Këshillit Koordinues. Ka pasur vërtet probleme me pajisjet," tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Sipas tij, disa nga problemet ende ekzistojnë, por ato janë duke u zgjidhur.

“Po merren masa për eliminimin e këtyre problemeve”, tha Peskov

Putin tha dje se “pajisjet e ushtarëve rusë duhet të jenë moderne dhe efikase” në mënyrë që të plotësohen kërkesat e “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Ai i kërkoi gjithashtu qeverisë ruse të "përshpejtojë vendimmarrjen" për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat