Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se ka kërkuar nga Irani që të ndalojë së shituri armë Rusisë.
Ai këtë ia ka thënë përmes telefonit homologut të tij nga Tehrani, Hossein Amirabdollahian, raporton Aljazeera.
Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar Iranin që është duke i siguruar Moskës dronë “kamikaz” të cilët janë përdorur së fundmi për shkatërrim të infrastrukturës ukrainase.
“Sot pranova një thirrje nga Abdollahian. I kërkova Iranit që menjëherë ta ndalojë fluturimin e armëve drejt Rusisë të cilat për përdoren për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën tonë”, ka shkruar Kuleba.