Snajperisti ukrainas ekzekuton ushtarët rusë – publikohen pamjet

Bota

Snajperisti ukrainas ekzekuton ushtarët rusë – publikohen pamjet

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Sekret i Ukrainës i njohur si SBU, ka publikuar pamjet e një aksioni ushtarak të një pjesëtari të elitës së snajperistëve.

Në videon e publikuar më poshtë, snajperisti ukrainas shihet duke ekzekutuar një nga një ushtarët rusë që shiheshin duke ecur në një zonë malore.

Aty shihen ushtarët duke ecur njëri pas tjetrit si dhe të shtënat nga snjaperi i ukrainasit. Pas çdo të shtëne, nga një ushtar rusë shihet duke u rrëzuar në tokë.

Madje SBU-ja thotë se aksione të tilla nga kjo njësi elitare, kryhen pothuajse çdo ditë në tërë territorin e Ukrainës.

Vendi i këtij aksioni ushtarak nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, sikurse edhe njësia në të cilën vepron ky ushtar ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat