Rusia thotë se një anije u dëmtua në sulmin me dron në Krime

Bota

Rusia thotë se një anije u dëmtua në sulmin me dron në Krime

Nga: A.SH Më: 29 tetor 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Moska ka lëshuar më shumë informacione pasi pretendoi se zmbrapsi një sulm ukrainas me dron në Krime, përcjell Bota sot.

Në një përditësim të ri, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se minahedhësi detar Ivan Golubets, pjesë e flotës së Detit të Zi, mori dëme të vogla.

Sulmi u krye në Gjirin e Sevastopolit gjatë natës.

"Gjatë zmbrapsjes së një sulmi terrorist në kufirin e jashtëm të Sevastopolit, përdorimi i armëve detare dhe aviacionit detar të Flotës së Detit të Zi shkatërroi katër automjete detare pa pilot. Tre automjete të tjera u shkatërruan në rrugën e brendshme," tha ministria e mbrojtjes.

"Minahedhësja e detit Ivan Golubets, si dhe pengesa e mbulesës në gjirin Yuzhnaya, pësuan dëme të vogla." Ai shtoi se 16 dronë ishin përfshirë në sulm dhe se të gjithë ishin rrëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat