Rusia nuk po bën përparim në qëllimet e saj të luftës, pavarësisht kryerjes së një mobilizimi të pjesshëm, sipas ushtrisë ukrainase.
”Pavarësisht mbizotërimit të armëve dhe më shumë ushtarëve, përfshirë rezervistët e rekrutuar, Rusia nuk ka marrë territore të reja”, tha sot komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më parë se mobilizimi i pjesshëm i 300 000 rezervistëve kishte përfunduar.
Rreth 82 000 prej tyre ishin në vijën e frontit.
”Ukraina vazhdon të përqendrohet në çlirimin e territoreve të pushtuara dhe parandalimin e pushtuesve rusë që të pushtojnë rajone të reja”, tha Zaluzhnyi në një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, vetëm në rajonin e Donjeckut janë eliminuar 300 pjesëtarë të forcave ruse.
Në rajonin e Luhanskut, autoritetet ukrainase raportuan se deri në 20 pushtues u vranë dje nga zjarri i artilerisë.
Ky informacion nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura.
Pala ruse raporton pothuajse çdo ditë se qindra ushtarë ukrainas janë vrarë