LIVE: Tensionohet situata / Rusia shpërthen urën në Luhansk - Propozon hapje të negociatave, kushti që ka për Perëndimin

Bota

LIVE: Tensionohet situata / Rusia shpërthen urën në Luhansk - Propozon hapje të negociatave, kushti që ka për Perëndimin

Nga: A.SH Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:00 Përditësuar në ora: 14:03 më 30.10.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rusia shpërthen urën kyçe në rajonin e Luhanskut

Një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia shpërtheu urën Krasna në rajonin lindor të Luhanskut sot - një përpjekje e dukshme për të penguar forcat ukrainase, përcjell Bota sot.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë "frikë" se ukrainasit janë "shumë afër" ndërsa kundërofensiva në rajon vazhdon.

Forcat ruse gjithashtu thuhet se hodhën në erë një urë tjetër pranë Kreminës dje.

Rusia zgjeron listën e 'vendeve jomiqësore' duke përfshirë territorin me popullsi prej vetëm rreth 50 banorësh

Qeveria ruse ka zgjeruar listën e saj të vendeve dhe territoreve që janë "jomiqësore", duke përfshirë 11 territore britanike jashtë shtetit, përcjell Bota sot.

Lista tani përfshin:

Bermuda
Territori Britanik Antarktik
Territori Britanik i Oqeanit Indian
Ishujt Kajman
Ishujt Falkland
Montserrat
Ishujt Pitcairn
Ishujt e Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha
Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt Sanduiç të Jugut
Akrotiri dhe Dhekelia

Tre territore britanike konsideroheshin tashmë "jomiqësore" ndaj Rusisë - Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari.

Vlen të përmendet se Ishujt Pitcairn, në jug të Oqeanit Paqësor, kanë një popullsi prej vetëm rreth 50 njerëz.

​Zelensky: Të përjashtohet Rusia nga G20

Për shkak të bllokadës së re të Moskës ndaj eksporteve të grurit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Grupi i 20 (G20) i ekonomive kryesore të botës.

Zelensky reagoi ndaj vendimit të Rusisë për të pezulluar marrëveshjen për eksportet e grurit përmes porteve ukrainase të Detit të Zi.

“Algjeria, Egjipti, Jemeni, Bangladeshi, Vietnami: këto dhe vende të tjera mund të vuajnë nga një përkeqësim i mëtejshëm i krizës ushqimore që Rusia po shkakton qëllimisht”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të mbrëmjes.

“Pse një grusht njerëzish diku në Kremlin mund të vendosin nëse do të ketë ushqim në tryezat e njerëzve në Egjipt apo Bangladesh?”

Ne kemi nevojë, për një përgjigje të fortë nga Kombet e Bashkuara, por edhe nga grupi G20 i vendeve të mëdha të industrializuara dhe në zhvillim. “Rusia nuk i përket G20,” tha Zelensky.

Që nga shtatori, Rusia ka vonuar inspektimet – të kryera së bashku me OKB-në, Turqinë dhe Ukrainën – të anijeve që kalojnë nëpër Bosfor, ku 176 anije që transportojnë rreth 2 milionë tonë drithë janë bllokuar në një bllokim trafiku.

Rusia e justifikoi tërheqjen e marrëveshjes me sulme me dronë ndaj anijeve të flotës së Detit të Zi në Sevastopol të shtunën në mëngjes, për të cilat ajo mbajti përgjegjëse Ukrainën. Moska foli për një akt terrorist.

Samiti i ardhshëm i G20 do të mbahet në mes të nëntorit në ishullin Bali në Indonezi. Sipas Kremlinit, ende nuk është vendosur nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë. /DPA/ 

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportet e drithërave, reagon Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka denoncuar vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e eksportit të prodhimeve bujqësore, të ndërmjetësuar nga OKB-ja në Detin e Zi, duke e quajtur atë “thjesht i egër” dhe duke paralajmëruar se ky veprim do të rrisë urinë për popullin ukrainas.

Rusia pezulloi ditën e djeshme marrëveshjen e eksportit të prodhimeve bazë bujqësore, pasi pretendon se sulmi i ndodhur në flotën detare ka ardhur nga Ukraina, ndërkohë që kjo e fundit e ka mohuar.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi dhe Mbretërinë e Bashkuar se ka ndihmuar Ukrainën ne këtë sulm dashakeqës. Britania reagon menjëherë duke thënë se pretendimet e Rusisë janë të rreme dhe ka për synim të largojë vëmendjen nga dështimet ushtarake që ka pësuar.

“Nuk ka asnjë vlerë për atë që ata po bëjnë. OKB-ja e negocioi atë marrëveshje dhe ky duhet të jetë fundi i saj,” u shpreh presidenti Biden për mediat.

Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini ka të paktën tre “kopje”, kanë kryer operacione plastike

Vladimir Putin po përdor të paktën tre persona të tjerë që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale që të ngjajnë si ai. Të paktën kështu ka deklaruar shefi i inteligjencës së Ukrainës, i cili shton se “kopjet” e liderit rus po përdoren për të mbuluar humbjen e tij të kontrollit në Kremlin.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake, thotë se qeveria e Ukrainës është aq e hutuar nga strategjia katastrofike e pushtimit të Rusisë, saqë pyet veten nëse Putini është ende duke i marrë vendimet kryesore.

Ai thotë se “pavarësisht se sa i keq” ishte Putini në të kaluarën, ai nuk është idiot, por vazhdon të argumentojë se lufta e Rusisë “nuk ndjek asnjë sens logjik”.

Budanov shton: ‘Pyetja e madhe është nëse Putini i vërtetë ekziston ende?’

Deklarata e pazakontë, në një kohë kur flitet shpesh për mundësinë që Putin të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, u bë në një intervistë ekskluzive me njeriun që shihet si armiku numër 1 publik i Moskës pas një sërë sulmesh shkatërruese ndaj interesave ruse.

Budanov thotë se ata kishin zbuluar “kopje” të Putinit në të kaluarën që përdorej në “raste të veçanta”, por tani si duket është kthyer në një praktikë të zakonshme.

“Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë, nuk e dimë”, shtoi ai.

SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

Rusia , e cila njoftoi të shtunën se do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës, po përdor “ushqimin si armë” , sipas një deklaratë të zëdhënëses të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson.

“Rusia po përpiqet edhe një herë të përdorë luftën që filloi si një pretekst për të përdorur ushqimin si armë, duke prekur drejtpërdrejt vendet në nevojë, si dhe çmimet e ushqimeve në mbarë botën, dhe duke përkeqësuar krizat tashmë serioze humanitare dhe pasigurinë ushqimore,” tha Watson në deklaratë.

Moska e justifikon lëvizjen e saj sepse – siç pretendon,  ukrainasit dhe dronët britanikë sulmuan flotën e saj jashtë Krimesë, ndërsa fajëson gjithashtu Londrën për sabotimin e tubacioneve Nord Stream.

Marrëveshja e grurit, Borrell: BE i kërkon Rusisë të ndryshojë vendimin e saj

Për vendimin e Rusisë ka reaguar edhe BE.

BE i ka kërkuar Rusisë të ndryshojë vendimin e saj për pezullimin e marrëveshjes së grurit, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në një mesazh në Twitter .

“Vendimi i Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e Detit të Zi vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit për drithërat dhe plehrave të nevojshme për të adresuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta kundër Ukrainës”, shtoi Borrell.

Kremlini pezulloi marrëveshjen e grurit, Zelensky: Nevojitet një përgjigje ndërkombëtare

Rusia është tërhequr nga një marrëveshje kyçe e eksportit të drithërave e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve t1% Bashkuara, duke provokuar zemërim ndërkombëtar dhe duke i dhënë një goditje përpjekjeve për të lehtësuar një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Të shtunën Moska tha se po pezullonte pjesëmarrjen në marrëveshjen e Detit të Zi, e cila do të shmangte urinë dhe të zbuste inflacionin, në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj.

Katër anije luftarake të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, raportohet se shpërthyen në Gjirin e Sevastopolit. Rusia akuzoi Britaninë se ka kontribuar në përgatitjen e sulmit me dron në Krime dhe se është përfshirë në shpërthimet që ndodhën në gazsjellësin Nord Stream.

Por Britania i ka mohuar akuzat e Rusisë që ka ndihmuar Ukrainën të sulmojë me dronë Krimenë, duke thënë se Rusia po i çon pretendimet e rreme në një shkallë epike.

Në një konflikt që filloi në shkurt, Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë “një operacion special”.

“A mundet një grusht individësh diku në Kremlin të vendosë nëse do të ketë ushqim në tryezat e njerëzve në Egjipt apo Bangladesh? Një përgjigje e fortë ndërkombëtare nevojitet tani si në OKB ashtu edhe në nivele të tjera, duke përfshirë G 20”.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e zakonshme të mbrëmjes, duke sulmuar Rusinë pasi u ndalua marrëveshja për eksportet e grurit.

Rusia i reagon SHBA-së lidhur me marrëveshjen e grurit

Rusia ka goditur SHBA-në për bërjen e pohimeve të rreme në lidhje me vendimin e Moskës për të pezulluar përfshirjen e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina sulmoi flotën e saj të Detit të Zi pranë Sevastopolit në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia me 16 dronë herët të shtunën dhe se "specialistët" e marinës britanike kishin ndihmuar në koordinimin e sulmit "terrorist".

Anatoli Antonov, ambasadori rus në SHBA, tha në Telegram: "Reagimi i Uashingtonit ndaj sulmit terrorist në portin e Sevastopolit është vërtet i egër.

"Ne nuk kemi parë asnjë shenjë dënimi të veprimeve të pamatura nga regjimi i Kievit."

‘Ushtria private’ e Putinit rekruton të dënuar rusë me HIV dhe hepatit C

Grupi Wagner - i quajtur nga disa si ushtria private e Putinit - me sa duket po ul standardet e tij dhe po rekruton të dënuar rusë që vuajnë nga sëmundje të rënda, duke përfshirë HIV dhe hepatitin C për luftën në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike, duke cituar kreun e organizatës, Yevgeny Prigozhin, përcjell Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes thotë se në konfliktet e mëparshme, Grupi Wagner ka ruajtur "standarde relativisht të larta rekrutimi" me shumë nga operatorët e tij që më parë kanë shërbyer si ushtarë profesionistë.

Por Ministria e Mbrojtjes shtoi në Twitter se pranimi i të burgosurve me shqetësime serioze mjekësore thekson "një qasje që tani ka përparësi numrat mbi përvojën ose cilësinë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat