Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale përkatësisht në Twitter tregon momentin kur shkatërrohet një armë e shkurtër e Rusisë për gjuajtjen e predhave në trajektore të larta me shpejtësi të ulët, apo ‘howitzer’.
Sipas mbishkrimit në video, ‘howitzeri’ vetëlëvizës rus që besohet se është e tipit 2S1 “Gvozdika” 122 mm, u shkatërrua nga një sulm artilerie precize në rajonin Kherson.
#Ukraine: A Russian self-propelled howitzer (Possibly a 122mm 2S1 "Gvozdika") was destroyed by a precision artillery strike in #Kherson Oblast. pic.twitter.com/Em7ATcfmU3
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) October 30, 2022
Pamjet që janë xhiruar nga lart tregojnë një goditje te arma ruse dhe tymi i dendur që ngrihet.
“Një ‘howitzer’ vetëlëvizës rus (ndoshta një 2S1 ‘Gvozdika’ 122 mm) u shkatërrua nga një sulm artilerie precize në Rajonin Kherson”, thuhet në mbishkrimin bashkangjitur videos.