Ukraina paralajmëron Iranin të ndalojë të furnizojë me armë Rusinë, kërcënon me kundërpërgjigje

Bota

Ukraina paralajmëron Iranin të ndalojë të furnizojë me armë Rusinë, kërcënon me kundërpërgjigje

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 00:55
Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Irani është informuar përmes kanaleve diplomatike për pasojat e dërgimit të armëve të reja të Teheranit në Rusi me dronë sulmues dhe raketa balistike.

Kuleba tha në një konferencë shtypi në Kiev se “kërcënimi është real” për dërgesat e reja të raportuara të armëve nga Irani.

Të martën, CNN raportoi se Irani po përgatitet të dërgojë afërsisht 1000 armë shtesë , duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe më shumë dronë sulmues, në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.

Irani ka mohuar vazhdimisht dërgimin e armëve në Rusi, pavarësisht dëshmive të qarta për të kundërtën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat