“Bota ka çdo garanci”/ Ambasadori: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Bota

“Bota ka çdo garanci”/ Ambasadori: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në konfliktin e saj në Ukrainë, ka thënë ambasadori i vendit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet luftuar kurrë. Dhe ne i qëndrojmë fuqishëm kësaj deklarate”, deklaroi Andrey Klein për Sky News.

Intervista erdhi pasi Rusia thirri ambasadorin britanik mbi pretendimin e Moskës se personeli i marinës britanike ishte i përfshirë në një sulm ukrainas me dron në flotën ruse të Detit të Zi në Krime.

I pyetur për të dhënë prova të pretendimeve të Rusisë, Kelin i përgjigj:

“Ne e dimë plotësisht pjesëmarrjen e specialistëve britanikë në trajnimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e dhunës kundër infrastrukturës ruse dhe flotës ruse në Detin e Zi. Ne e dimë se është bërë”.

Njëkohësisht ai u pyet nëse Moska mund të përdorë një armë bërthamore taktike në konflikt, ambasadori u përgjigj:

“Jo. Bota ka të gjitha siguritë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në konfliktin ukrainas”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat