Një grup prej 150 turistësh mbahen peng nga indigjenët, mes tyre ka edhe gra shtatzëna

Bota

Një grup prej 150 turistësh mbahen peng nga indigjenët, mes tyre ka edhe gra shtatzëna

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një grup prej 150 turistësh, përfshirë shtetas amerikanë dhe britanikë, po mbahen peng nga një grup indigjen në Peru, shkruan Independent.

Grupi është mbajtur peng që nga ora 10 e mëngjesit më 3 nëntor, si pjesë e një proteste kundër qeverisë peruane, thanë për mediat lokale udhëheqësit e komunitetit në lokalitetin Cuninico.

Gratë shtatzëna, një foshnjë njëmuajshe dhe të moshuar thuhet se janë mes atyre që mbahen peng.

“Kërkesa jonë shumë e përpiktë është që qeveria të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të derdhjeve të vazhdueshme të naftës në territorin tonë dhe më pas të caktohet një komitet i kryesuar nga presidenti”, ka thënë udhëheqësi i komunitetit Watson Trujillo për gazetën kombëtare TVPeru Noticias.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat