Shpërthim i fuqishëm në Belgorod të Rusisë, rafineria e naftës përfshihet nga zjarri

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Belgorod të Rusisë, rafineria e naftës përfshihet nga zjarri

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rajonin Belgorod të Rusisë, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, bëhet fjalë për shpërthimin e një rafinerie të naftës.

Sipas autoriteteve lokale, ishin rezervuarët e rafinerisë që u përfshin nga zjarri që ishte aq i madh, sa që re të mëdha tymi të zi u ngritën në qiell.

Kjo nuk është hera e parë që në qytetet ruse po ndodhin shpërthime të tilla të mistershme, për të cilat autoritetet e sigurisë po japin shumë pak informacione mbi atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Një video amatore shfaq rafineritë e përfshirë nga zjarri, si dhe ekipet e zjarrfikësve që po tentonin të lokalizonin zjarrin.

Në anën tjetër deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky shpërthim i fuqishëm në qytetin rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat