Zjarri në një klub nate në Rusi vret 13 persona

Bota

Zjarri në një klub nate në Rusi vret 13 persona

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 13 persona u vranë të shtunën në një zjarr në një klub nate në qytetin rus të Kostroma, që zyrtarët besojnë se mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarret që lëshonte nj person.

Zjarri në klubin Polygon filloi rreth orës 2:30 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale.

250 persona u evakuuan nga ndërtesa.

Të paktën pesë zjarre të tjera kanë shpërthyer në restorante që nga fillimi i vitit, sipas Reuters. Dy nga këto incidente rezultuan me vdekje.

Në vitin 2009, 156 njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në klubin e natës Lame Horse në qytetin e Perm, duke shkaktuar thirrje për ligje më të ashpra të sigurisë nga zjarri në një vend ku flakët vdekjeprurëse ndodhin rregullisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat