Disa pamje të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë ato që pretendohet se janë varre të ushtarëve rusë buzë rrugës në Ukrainën lindore.
Sipas mediave të huaja, pamjet e postuara në median bjelloruse NEXTA në Twitter tregojnë skenën tronditëse të varreve në Luhansk teksa kamera kalon pranë një automjeti.
Sidoqoftë, nuk është e qartë se kur janë filmuar pamjet.
Disa janë të mbështjellë me flamuj të mëdhenj përgjatë rrugës, dhe disa madje janë të ngarkuar me fotografi të atij që supozohet të jetë i ndjeri.
Putin liberated #Luhansk from the invaders. pic.twitter.com/VqTadBiF3z
— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2022
Në qershor, Rusia pretendoi se kishte ‘çliruar’ 97 për qind të provincës Luhansk, duke e afruar Kremlinin me qëllimin e tij për të marrë plotësisht qendrën industriale lindore të minierave dhe fabrikave të qymyrit.
Megjithatë, në fillim të kësaj jave, u zbulua se 39 burra nga regjimenti i 252-të kishin dalë nga vija e frontit në rajonin e Luhansk dhe kërkuan të ktheheshin në Rusi.
Ata mbetën vetëm në front, të braktisur nga komandantët e tyre, tha një burim.
“Për disa ditë ata u fshehën nga granatimet, disa u plagosën rëndë, të tjerët u vranë”.
“Njerëzve tanë u mbaruan ushqimet dhe uji, nuk kishte municion”.
“Ata hëngrën çfarë gjetën dhe pinë nga një pellg. Asgjë nuk ua sollën atyre, ata thjesht u dërguan drejt vdekjes”.
Ndërkohë disa pamje të postuara në internet këtë javë treguan dhjetëra trupa të mobilizuara ruse ‘të dehur’ në një përleshje – midis të ftuarve të Vladimir Putinit.