Italia do t'i dërgojë Ukrainës më shumë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore

Bota

Italia do t'i dërgojë Ukrainës më shumë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore

Nga: A.SH Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Qeveria italiane po përgatit një paketë të re armësh për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, përcjell Bota sot.

Një zyrtar i koalicionit italian, i cili nuk pranoi të emërohej, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Roma ishte e gatshme t'i siguronte Ukrainës sisteme të ndryshme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë raketat franko-italiane SAMP/T me rreze të mesme veprimi, italiane Aspide dhe raketat portative Stinger.

Megjithatë, është e paqartë se sa prej tyre mund të ofrojë ose kur mund të dorëzohet ndonjë dërgesë.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto foli me telefon të hënën me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin dhe u zotua të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus "për aq kohë sa të jetë e nevojshme", thuhet në një deklaratë.

Qeveria e sapo-instaluar e koalicionit të krahut të djathtë të Giorgia Melonit po përgatit raundin e gjashtë të furnizimeve për Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat