Sot në mëngjes, një korrespondent i kanalit ukrainas të lajmeve ICTV bëri pyetjen që ukrainasit më së shumti duan një përgjigje: "A do të vazhdojë mbështetja për Ukrainën?"
Kur ndodhin momente të rëndësishme politike në Perëndim, si trazirat e fundit në Westminster, Kievi bëhet nervoz. Ndryshimi në balancën e fuqisë në Uashington ndikon drejtpërdrejt në sasinë e ardhshme të ndihmës ushtarake që do të mbërrijë në Ukrainë.
Eksperti Viktor Andrusiv nuk beson se fitorja e republikanëve do të ndryshonte diçka. Ajo që ai e sheh si një faktor më të madh është recesioni i afërt përtej Atlantikut.
"Mbështetja amerikane për Ukrainën është e hekurt", tha ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield.
Gjatë një vizite të fundit, ajo njoftoi gjithashtu një paketë humanitare prej 22 milionë funte për të ndihmuar familjet e cenueshme të mbijetojnë dimrin.
Ukraina shpreson që veprime të tilla do të vazhdojnë edhe pas të enjtes.