Policia saudite liron amerikanen pasi e arrestoi për “destabilizim të rendit publik”

Bota

Policia saudite liron amerikanen pasi e arrestoi për “destabilizim të rendit publik”

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 00:07
Një grua amerikane është liruar sot nga burgu

Një grua amerikane është liruar sot nga burgu, dy ditë pasi u arrestua në Arabinë Saudite me akuzën e “destabilizimit të rendit publik”, pas thirrjeve të saj publike për ndihmë nga raportimet e mediave amerikane.

Carly Morris, i tha BBC-së muajin e kaluar se ish-bashkëshorti i saj saudit e kishte bindur atë të vizitonte vendin me vajzën, Talën në vitin 2019, në mënyrë që prindërit e tij të takonin mbesën e tyre. Të dy ishin martuar në Shtetet e Bashkuara disa vite më parë kur ai studionte atje por më vonë u divorcuan.

Morris, një myslimane e konvertuar, pohoi se menjëherë pasi mbërriti, ish-bashkëshorti i saj mori nënshtetësinë saudite për Talën pa u konsultuar me të. Kjo do të thoshte se sipas ligjeve të Arabisë Saudite për kujdestarinë mashkullore, fëmija nuk mund të largohej nga vendi pa lejen e tij.

Edhe pse vajza e saj ka nënshtetësi amerikane, shtetësia e dyfishtë nuk njihet në Arabinë Saudite shkruan BBC.

Morris thotë se në një moment, ish-partneri i saj rrëmbeu vajzën e tyre pasi mësoi se ajo kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare për ta rikthyer Talën në Shtetet e Bashkuara, një akuzë që ai e mohoi kur çështja doli përpara një gjykate saudite.

Gjykatësi vendosi që Tala t’i kthehej nënës së saj, por i tha Morrisit se ajo nuk duhet të largohet nga qyteti saudit në të cilin jeton, pa marrë parasysh se sa dëshiron ta kthejë vajzën e saj në SHBA. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat