Një anëtar i Këshillit Rajonal Kherson ka thënë se forcat e armatosura ukrainase janë në fazën përfundimtare të rimarrjes së bregut perëndimor të lumit Dnipro.
Serhiy Khlan, një deputet i këshillit, tha se shumë ushtarë rusë nuk kishin mundur të largoheshin dhe kishin veshur rroba civile.
Më herë, Kremlini pretendoi se tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson kishte përfunduar.
Situata në qytetin Kherson pas tërheqjes së trupave ruse
Banorët e qytetit në Kherson po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi ndërkohë që kryhen kërkimet për ndonjë ushtar të mbetur rus.
Gjithashtu u bë e ditur se shumë trupa ruse u mbytën derisa përpiqeshin të largoheshin nga Khersoni.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte trupat ruse duke u larguar nga Khersoni përmes urës lundruese poshtë asaj, Antonivka.
Siç raportohet, qyteti Kherson është pothuajse nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase.