Një nga figurat kryesore të Rusisë i quajtur ndryshe si “Truri i Putinit” ka bërë thirrje për rrëzimin e presidentit rus, madje duke lënë të kuptohet se Putin duhet të vritet pas disfatës poshtëruese të Moskës në Kherson.
Nacionalisti i krahut të djathtë, Alexander Dugin, është bërë i pari rus i madh që thyen heshtjen mbi neverinë në rritje ndaj pushtimit të dështuar të Ukrainës.
Strategu fashist 60-vjeçar mendohet të jetë pjesë e një grupi në rritje të elitës së Moskës që i del kundër Putinit dhe e cilëson tërheqjen nga Kherson si një goditje masive për krenarinë ruse.
Dugin e postoi shpërthimin e tij dhe zemërimin për tërheqjen nga Kherson përmes një postimi në Telegram.
“Ne i japim sundimtarit plotësinë absolute të pushtetit dhe ai na shpëton të gjithëve, njerëzit dhe shtetin në një moment kritik.
Nëse për këtë ai e rrethon veten me s*** ose pështyn drejtësinë sociale, kjo është e pakëndshme, por vetëm nëse shpëton.
Çdo “rus i vërtetë” tani duhet të pikëllohet dhe “të shtrëngojë dhëmbët nga dhimbja” për shkak të situatës aktuale.
Rusia “e ka dorëzuar Khersonin” dhe nëse civilët nuk janë të mërzitur për këtë “ata nuk janë rusë”, shkroi ai.
Kujtojmë se Dugin ishte një nga përkrahësit kryesorë të pushtimit të Ukrainës, duke kërkuar zgjerimin e territorit rus në Krime, pastaj në pjesën tjetër të Ukrainës dhe më gjerë në shtetet baltike.