Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit G20 të ekonomive të mëdha, përcjell Bota sot.
Zoti Biden, i cili mbërrin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e klimës COP27 në Egjipt, do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për takimin e tyre të parë ballë për ballë që kur lideri amerikan mori detyrën në janar 2021.
Jake Sullivan, një këshilltar për sigurinë kombëtare i zotit Biden, tha se takimi mund të zgjasë "disa orë".
"Presidenti i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Kinën si të përfshirë në një konkurrencë të ashpër, por kjo konkurrencë nuk duhet të kalojë në konflikt ose konfrontim," u tha Sullivan gazetarëve.
Duhet të menaxhohet me përgjegjësi dhe ka gjithashtu fusha ku mund të punojmë së bashku”.