Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se disa sanksione kundër Rusisë mund të mbeten në fuqi edhe pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën, raportoi sot Wall Street Journal.
Yellen tha se çdo marrëveshje eventuale e paqes do të përfshijë një rishikim të gjobave që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj ekonomisë ruse.
"Unë supozoj se në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje, një rregullim i sanksioneve është i mundur dhe mund të jetë i përshtatshëm," tha Yellen në një intervistë në Indonezi, ku po merr pjesë në samitin e G20.